Ndjenja fetare
Кол-во страниц: 184
Vëllimet e këtij Rrugüetimi (Per Corso) nuk kanë ndonjë pretendim tjetër veçse të pohojnë më tej të vërtetën: duan të tregojnë sesi ka lindur problemi i krishterë edhe nga pikëmamja historike. Shtjellimi i lëndës në kapitujt e ndryshëm nuk pretendon t’i përballojë në menyrë shteruese të gjitha problemet, por të shënojë rrugën që duhet përshkuar. Rrugën e arsyeshmërisë. Sespe Zoti, duke u zbuluar në kohë dhe në hapësirë, i përgjigjet një kërkese të fortë të njeriut.
Në ditët tona dëgjohet shpesh të thuhet se arsyeja nuk ka të bëjë me besimin, po ç’është besimi? Ç’është arsyeja?
Mendësia moderne e kufizon arsyen duke e quajtur si një tërësi kategorish në të cilat realiteti është i detyruar të hyjë medoemos; çka nuk përfshihet brenda këtyre kategorive percaktohet si e paarsyeshme; përkundrazi, arsyeja është si një sy i hapur mbi realitetin, që e thith me etje realitetin, ia regjistron lidhjet, ndërlikimet, diskuton për të, rend pas reales, duke kaluar nga njëri send tek tjetri, duke ruajtur çdo gjë në kujtesë dhe ka prirje të rrokë gjithçka. Njeriu e përballon realitetin me anë të arsyes. Arsyeja është ajo që na përcakton si njerëz. Prandaj duhet të kemi pasionin e arsyeshmërisë: ky pasion është filli përçues i ligjërimit që do të shtjellojmë.
Pikërisht për këtë vëllimi i parë i Rruguetimi (Il PerCorso), hapet me një premisë të trefishtë metode, që ndihmon për të depërtuar mënyrën me të cilën ndërgjegjja e një njeriu, falë natyrës së saj, arrin të arsyetojë.
(Luigi Giussani)
[Original title: Il senso religioso]